Nga Shqipëria / E Premte 30 Qershor 2023, 01:01

Madonna del nga spitali, ja si është gjendja e këngëtares

Gjendja shëndetësore e Madonna-s është përmirësuar pasi u largua nga ambientet e spitalit dhe u kthye në shtëpinë e saj. Sipas BBC, ylli i muzikës fillimisht ishte në kujdesin intensiv, e më pas në një spital të Nju Jorkut gjendja u përmirësua dhe doli nga kujdesi intensiv.

Menaxheri i saj deklaroi se këngëtarja kishte qenë në kujdes intensiv për shkak të një infeksioni serioz bakterial, gjendje e cila solli shtyrjen e turneut botëror.

Duke festuar 40 vjet në industrinë e muzikës, turneu duhej të përfshinte një numër të hiteve më të mëdha të 64-vjeçares.

Fillimisht u njoftua se Madonna shtyu turneun e saj botëror pasi u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali me një infeksion të rëndë bakterial. Ishte një moment jashtëzakonisht i frikshëm për familjen e saj, të cilët thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares që nga 24 qershori, kur u tha se ishte e infektuar nga një bakter.

Vetëm një javë më parë, Madonna bëri në Instagram një postim shqetësues. Ajo postoi një sërë fotografish dhe komentoi: “Qetësia para stuhisë…”, duke lënë të nënkuptojë për gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore.