Nga Shqipëria / E Premte 30 Qershor 2023, 01:01

Neymar kërkoi falje për tradhtinë, por e bën prapë. Modelja publikon mesazhet

Duket se problemet për Neymar nuk kanë mbaruar. Vetëm një javë më parë, futbollisti u shfaq në rrjetet sociale për t'i kërkuar falje partneres së tij, Bruna Biancardi, për tradhtinë e tij.

Ai kërkoi një ndjesë të sinqertë dhe dukej se me të vërtetë ishte penduar.

Megjithatë, Neymar duket se nuk ka mundur të mësojë mësimin e tij. Pasi e dashura e fali për tradhtinë, braziliani ka vazhduar me të njëjtin qëndrim.

Të paktën kështu thotë modelja Celeste Bright, e cila ka kritikuar qëndrimin e Neymar në Instagram.

Ajo ka postuar një screenshot të një bisede me lojtarin e Paris Saint-Germain, i cili i ka dërguar një emoji të duarve që duartrokasin.

“Nuk e dija kush ishte ky person para kësaj”, ka postuar Bright në Instagram.

“Jam lodhur duke parë mesazhe të tilla nga meshkujt që kanë gra apo të dashura. Nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet t'u japin më shumë zë këtyre gjërave.", thotë ajo.

Madje, Celeste Bright postoi një mesazh për ndjekësit e saj meshkuj, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të një milioni që ajo ka në rrjetin social.

“Djema bëhuni më mirë se ne meritojmë më mirë”, ka përfunduar ajo.