
Një nënë është lutur për këshilla se si t'i thotë vajzës së saj 30-vjeçare se vëllai i saj është në të vërtetë babai i saj. Gruaja anonime shkroi në rubrikën Dear Therapist të The Atlantic për të treguar situatën.
Ajo shpjegoi se burri i saj kishte dy fëmijë të tij dhe ajo nuk kishte asnjë kur çifti u martuan.
Çifti donin të kishin një fëmijë së bashku, por duke qenë se bashkëshorti i saj i ishte nënshtruar një vazektomie vite më parë, e cila nuk mund të kthehej më, ata duhej të gjenin një zgjidhje tjetër.
"Ne nuk donim të përdornim një bankë sperme, kështu që kërkuam djalin e burrit tim të ishte dhurues. Ne menduam se ishte vendimi më i mirë: fëmija ynë do të kishte gjenet e burrit tim dhe ne e dinim shëndetin, personalitetin dhe inteligjencën e djalit të burrit tim. Ai pranoi të ndihmonte.
Vajza jonë është 30 vjeç tani. Si t'i themi se "babai" i saj është gjyshi i saj, "vëllai" është babai i saj, "motra" është tezja dhe "nipi" i saj është gjysmë vëllai i saj?
Unë dhe bashkëshorti im jemi në ankth dhe të shqetësuar. Kjo është gjithashtu e vështirë për burrin tim, sepse ai dëshiron që vajza jonë të dijë se ai do të jetë gjithmonë dhe përgjithmonë babai i saj.", u shpreh gruaja.
Lori Gottlieb, e cila është një psikoterapiste e kualifikuar, tha se kishte dy të vërteta me të cilat vajza e gruas do të detyrohej të përballej. Jo vetëm zbulimi për babanë e saj biologjik, por edhe se 'njerëzit që ajo i quan prindër e kanë mashtruar' për tre dekada. Më pas Gottlieb vazhdoi të ofronte këshilla se si të hapej më mirë një temë kaq delikate:
Së pari, ajo tha se ishte thelbësore që "të deklaroheshin faktet sa më thjeshtë dhe qartë që të ishte e mundur" përpara se të kërkonte falje.
Ekspertja e nxiti mamanë që 'të merrte përgjegjësinë e plotë për faktin që nuk i ka thënë. vajzës të vërtetën që nga fillimi'. Ajo shpjegoi se si ishte e rëndësishme që gruaja të fliste 'sa më pak të ishte e mundur' gjatë bisedës fillestare dhe në vend të kësaj t'i jepte përparësi mendimeve të vajzës së saj.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Gottlieb paralajmëroi gjithashtu se edhe 'vëllait' në këtë situatë duhet t'i thuhet se informacioni do të ndahet sepse ai mund të ketë një familje të tijën.
Burimi: Dailymail.com