Nga Shqipëria / E Premte 30 Qershor 2023, 19:07

Mbreti Charles III, ‘dëbon’ përfundimisht Princ Harry dhe Meghan Markle nga Mbretëria e Bashkuar

Princ Harry dhe Meghan Markle janë shkëputur përfundimisht nga Mbretërinë e Bashkuar. Çifti kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore.

Rezidenca mbretërore ishte banesa e  çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.

Vila Frogmore iu dhurua Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it nga mbretëresha e ndjerë Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018.

Kujtojmë se ato dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020.