
Ermiona Lekbello vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale që pas mbarimit të Big Brother VIP. Tanimë postimet e saj nuk kanë të bëjnë me spektaklin dhe banorët, por pushimet të cilat ajo po i kalon në Malibu, Kaliforni.
Ermiona ka postuar disa foto nga këto pushime ku në dy prej tyre shfaqet e veshur me rrobabanjo.
Artistja i ka lënë ndjekësit gojëhapur me linjat e saj trupore duke u shfaqur tepër elegante dhe në formë. Komplimentat kanë qenë të shumta në hapësirën e komenteve.