Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Korrik 2023, 20:08

Ermal Mamaqi ndihet yll me trupin e ri që do ketë në tetor

Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë me foton e tij të fundit. Ai është shfaqur me trupin me muskuj e tatuazhe. Por prisni pak! Mos ndoshta ky trup ju duket i njohur?

"Yll me trupin tim të ri që do e kem në tetor", shkruan Ermali dhe zbulon se trupi i përket Robert Berishës. 

"Negativët do thonë që është Photoshop... ose është trupi i Robert Berishës. Ska gjë... nuk demotivohem. Ky është trupi im dhe ndoshta ai e ka "fake".
Ps: Kurseni komentet që njerëzit skanë bukë të hanë dhe ti bën trup", shprehet Ermali duke shkaktuar të qeshura në hapësirën e komenteve.

Nuk ka munguar një koment edhe nga Roberti, i cili i shkruan: "te lutem plako ma kthe se me duhet per neser kam photoshooting"