
Maestro Armaldo Kllogjeri është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Aida ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Armaldo duke postuar një foto ku tregon dorën e vogëlushes dhe zbulon emrin e saj.
"Faleminderit Aida qe na solle ne jete Rean", shkruan Armaldo, i cili ka marrë shumë urime në hapësirën e komenteve.
Kujtojmë që ish-banori i Big Brother VIP, ka edhe një vajzë, e cila i erdhi surprizë në shtëpinë e famshme.