Nga Shqipëria / E Diel 2 Korrik 2023, 00:12

Luanës i shkon ters koncerti i parë i verës

Luana po punon për spektaklin “Love Island” e në të njëjtën kohë po fokusohet dhe tek muzika e koncertet. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Zvicrës për një koncert atje, por udhëtimi i ka ecur ters, pasi ka humbur valixhen.

“Gjejeni çfarë. Valixhia ime më humbi. Nuk kam asgjë për koncertin sonte”, shkruan Luana teksa ndodhet në Zyrih.

Më pas përmes një postimi tjetër pas disa orësh ajo tregon se ka mundur ta gjejë valixhen dhe është bërë gati për koncertin.