
Pas triumfit të trefishtë me Manchestre City-n, Haaland ka nisur pushimet. Ditët e fundit ai është arratisur në Ibiza, ku është fotografuar në shoqërinë e një personazhi që mori famë gjatë Botërorit “Katar 2022”. Bëhet fjalë për modelen kroate, Ivana Knoll, e cila u mori mendjen sheikëve gjatë Kupës së Botës.
Futbollisti norvegjez shfaqet plot buzëqeshje krah bukuroshes kroate, e cila ka postuar foton me 3.3 milionë ndjekësit e saj në Instgram.