
Luiz Ejlli dhe Ronaldo Sharka janë përfshirë në një sherr virtual pas transmetimit të "Kepit të VIP-ave", mbrëmjen e djeshme. Ronaldo nuk është aspak dakord që emisioni të moderohet nga Kiara dhe e ka thënë hapur këtë gjë.
Lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një video tregon se do donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.
“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, shprehet Luizi.
Për këtë përplasje mes Luizit dhe Ronaldos, ka reaguar edhe Zhaklin Lekatari, e cila ka mbajtur anën e Ronaldo Sharkës.
"Mirëmëngjes vetëm Ronaldo Sharkës", shkruan ajo.