Nga Shqipëria / E Martë 4 Korrik 2023, 00:12

Luiz Ejllit nuk i del inati me Ronaldon: S’bëhen të gjitha punët me b*thë o flutur

Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ronaldo Sharkës, i cili është shprehur se Kiara Tito e mori moderimin e emisionit “Kepi i Tundimeve” prej partnerit të saj.

“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën. Kiara ka bërë dhe para e do të bëjë edhe pas Big Brotherit”, tha Ronaldo Sharka.

Pas kësaj deklarate të tij ka reaguar ashpër Luiz Ejlli i cili në një koment i shkroi: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*thë o butterfly. Jo gjithçka bëhet për follow, ka një limit”.