Nga Shqipëria / E Martë 4 Korrik 2023, 00:12

'Hajde merri ato 5 mijë euro', Ronaldo i përgjigjet Luizit dhe Kiarës: Mi premtove kur humba tim atë, nuk ndihesh keq?

Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pas sherrit me ta. Ronaldo tha në episodin e parë te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito dhe se sipas tij ajo e ka marrë vendin prej Luizit. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Luizi i bëri thirrje Ronaldos që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother sepse sipas tij do ngelë pa punë.

Përmes një videoje në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.

"Dua të pyes Luizin a e mban mend arsyen dhe motivin për çfarë mi ke premtuar ato 5 mijë euro? A të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që bëre? A nuk ndihesh pak në faj Luiz? Po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim ati...", shprehet Ronaldo.

Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjyer nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)