
Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vjeç. Rudina ka marrë urime të shumta dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi ku shfaqet së bashku me të bijën.
Vëmendjen e mori torta e veçantë që aktorja mbante në dorë, djathë i njomë.
"Malsoret festojnë me djathë t’njom. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, ne mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je gocë me fat", shkruan Rudina.