Nga Shqipëria / E Martë 4 Korrik 2023, 15:03

'Do rri deri në fund', zbulohet një tjetër banor i Big Brother VIP

Pas verës, do të nisë sërish sezoni i ri televiziv dhe një nga spektaklet e shumëpritur është edhe Big Brother VIP. 

Një banor që mesa duket do shohim në shtëpinë e famshme është Mozzik, i cili ka zgjedhur Big Brother VIP Kosova për të marrë pjesë.

Ka qenë moderatorja Liberta Spahiu ajo që ka publikuar në InstaStory foton e bisedës me Getinjon, të cilin e njofton për pjesëmarrjen e vëllait në “BBVK 2”. Madje, ajo i tregon se Mozzik e ka ndarë mendjen të qëndrojë deri në fund. 

Kujtojmë që edhe Getinjo ishte pjesë e edicionit të parë, por e la aventurën në mes.