Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Korrik 2023, 17:05

Stuhi e fortë me shi e breshër në Tiranë

Reshje të dendura breshëri kanë rënë në Tiranë, edhe pse jemi në stinën e verës.

Kokrrat e breshërit pushtuan një pjesë të mirë të kreqytetit, ku në disa raste kanë shkaktuar edhe dëmtime të vogla të automjeteve për shkak të madhësisë së tyre.

Reshjet janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike.