
Një lajm i mirë vjen nga çifti i njohur Michael Buble dhe Luisana Lopilato. Këngëtari i njohur dhe aktorja argjentinase do të bëhen prindër për herë të tretë.
Ata kaluan një periudhë të vështirë me djalin e tyre, Noah i cili në fund të vitit 2016 ishte prekur nga kanceri dhe do i duhej t’i nënshtrohej trajtimeve me kemioterapi për t’u shëruar.
E pas këtyre 18 muajve të vështirë familjes së tyre , familja e këngëtarit dhe aktores Luisana Lopilato duket se po e lë pas dramën e sëmundjes së djalit, pasi mësohet se janë në pritje të një fëmije të tretë.
Lajmi është përhapur me shpejtësi në media, ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja e njohur.