
Një 31-vjeçare me emrin Alicia Amira ka shpenzuar plot 100 mijë paund në operacione plastike për t’u dukur si kukull Barbie.
Modelja suedeze jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një profil në faqen për të rritur “OnlyFans”, ku ka thënë se e ka mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.
“Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja”, ka thënë 31-vjeçarja.
Por Alicia ka vendosur që me fansat e saj të ndajë edhe një fotografi se si dukej para se të fillonte kirurgjinë plastike.
“Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua”, ka thënë në Twitter 31-vjeçarja.
Amira ka nisur transformimin drastik pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Fillimisht bëri gjoksin, ballin, sytë, faqet dhe buzët. Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës. Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.
Modelja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.