
Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie për të cilën nuk ka hezituar të flasë edhe pse nuk e ka bërë publik peronin që i ka rrëmbyer zemrën. Bëhet fjalë për Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit.
Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë.
Burime për “Iconstyle” tregojnë se çifti është ndarë, madje nuk ndiqeshin më në Instagram.
Para se të çaktivizonte llogarinë e tij, Blerti gjithashtu hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!