
Një ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.