Nga Bota / E Hënë 5 Shkurt 2018, 12:12

Kjo është këngëtarja milionere që e ka vëllain të pastrehë që prej 7 vitesh endet rrugëve

Ajo konsiderohet si mbretëresha e muzikës pop dhe në llogarinë e saj bankare numëron me miliona dollarë por edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë vëllai i Madonnës është një i pastrehë që endet prej vitesh rrugëve të Michiganit.

Siç është bërë e ditur Anthony është një person që vuan nga varësia ndaj alkoolit dhe shumë herë është bërë pjesë e mediave në të cilat ka akuzuar të motrën se ajo nuk kujdeset për të dhe si intereson nëse ai është gjallë apo vdekur.

Sipas mediave të huaja vëllai tjetër Christopher së fundmi ka deklaruar se e ka rikthyer vëllain e tyre në familje dhe se po kujdesen për të.

 "Unë jam një turp për ta. Edhe nëse vdes nga ftohti, ata s'kanë për t'u interesuar. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja dhe nuk shqetësohen për mua", është shprehur Anthony Ciccole.

"Ajo nuk më ka dashur kurrë. As unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin", ka thënë i pastrehu për të motrën.