Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Korrik 2023, 18:06

Olta Gixhari feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Olta Gixhari feston sot ditën e lindjes. Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2” mbush 37 vjeç, por duhet pranuar se ngjan akoma si një vajzë në të 20-tat.

"Jam e njëjta gjithmonë, edhe pas një viti", shkruan Olta në postimin e fundit në Instagram.

Në këtë ditë të veçantë për të, urimet për Oltën kanë qenë të shumta nga fansat që krijoi teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se Olta është duke xhiruar filmin “Në kuadër të Dashurisë”, aty ku është protagoniste me fituesin e “BBV”, Luiz Ejllin dhe me aktorë të tjerë të njohur.