Nga Bota / E Hënë 5 Shkurt 2018, 13:01

Shokon 'Hyrremi': Pasi ish-i fejuari i kërkoi të abortonte, aktorja tenton vetëvrasjen

Meryem Uzerli është një nga aktoret më të njohura turke, e cila me rolin e saj si 'Hyrremi' në 'Sulltani i Madhërishëm' vodhi zemrat e miliona njerëzve. Por pavarësisht sukseseve duket se aktorja ka kaluar një moment shumë të vështirë në jetën e saj, ku madje ka tentuar dhe të vrasi veten.

Siç ka rrëfyer ajo së fundmi në momentin kur i ka treguar ish të fejuarit të saj që ishte në pritje të fëmijës, ai i ka kërkuar asaj që ta abortonte. Ashtu si ka treguar dhe Meryem, ky ka qenë momenti më dramatik në jetën e saj dhe e ka përjetuar shumë keq.

“Në Antalja mora një çmim, po atë natë tentova të vras veten. Shkova në dhomën e hotelit, e hodha statujën e çmimit dhe e shkatërrova. Isha çmendur dhe preva damarët, kishte gjak kudo. Doja të hidhesha nga ballkoni sepse vetëm kështu do të shpëtoja. Doja të zhdukesha, e shihja shpëtimin tek vdekja” – ka treguar aktorja.

Pavarësisht të gjithave vajza e saj Lara erdhi në jetë dhe aktorja tashmë është një nënë shumë e përkushtuar.