Nga Shqipëria / E Hënë 10 Korrik 2023, 16:04

Sherr për pushime, ndahet çifti i njohur i BBV

Prej kohësh përflitet për një krizë të mundshme në çiftin Gresa Hoti dhe Andi Artani.

Ata madje pak javë më parë publikuan një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, ku shkruanin “Kështu do na keni deri në pleqëri”.

Por tani është raportuar së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.

Prive ka raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.

Teksa bukuroshja nga Malisheva vazhdon të ndodhet në shtetin spanjoll duke shijuar pushimet solo, Andi në anën tjetër ndodhet në Kosovë.