Nga Shqipëria / E Hënë 10 Korrik 2023, 19:07

‘Pse i bardhë, pse i zi’, Enca reagon pas komenteve për të dashurin

Enca konfirmoi dje lidhjen e saj të re të dashurisë. Ajo po shijon romancën me partnerin e saj nga Afrika, zhvillim që ngjalli diskutim në rrjet.

E gjendur mes kësaj situate Enca ka vendosur të reagojë.

Ajo i ka thënë dy fjalë përmes Instagramit.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo.