Nga Shqipëria / E Premte 14 Korrik 2023, 13:01

Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do i marr vajzën, Gjykata merr vendimin për Feron

Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismajli. Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje,”- është bërë me dije nga Prokuroria duke iu përgjigjur interesimit të mediave vendase.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali. Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”, por modelja ka arritur që të dalë nga banesa dhe ka bërë denoncimin në Polici.