
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto në krah të sportisit teksa shijojnë pushimet së bashku.
Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong të përqafuar me njëri-tjetrin. Çifti kanë zgjedhur Santorinin për të shijuar pushimet e verës.
Lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Fotot e Enedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit.