
Rezarta Shkurta ka ndarë një video me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha teksa ndodhen me pushime. Rezarta dëgjohet teksa e pyet Ermalin se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë. Por Ermali ia ka kthyer përgjigjen direkt duke thënë se është i martuar.
“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.
Pjesë nga biseda në video:
Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë
Ermal Hoxha: Edhe unë ty
Rezarta Shkurta: Ku po ikën?
Ermal Hoxha: Po dal
Rezarta Shkurta: Ku po del?
Ermal Hoxha: Të pi kafenë
Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?
Ermal Hoxha: Jam i martuar
Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë
Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo
Rezarta Shkurta: Vdes për ty
View this post on Instagram