
Zonja e Parë e Malit të Zi është vënë në shënjestër të kritikave. Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit të Malit të Zi, është kritikuar për shkak të fustanit të saj, gjatë një fjalimi në Cetinje me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi.
“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, "Është e drejtë të tregosh thithkat”, shkruanin komentuesit dhe shkak u bë fustani që i tregonte thithkat.
Ndërkohë, Milatoviç vendosi t’u përgjigjet kritikëve.
“Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin”, deklaroi ai.