Nga Shqipëria / E Diel 16 Korrik 2023, 09:09

Sherri me ish-banorët e BBV i kushton shtrenjtë Luiz Ejllit

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

E duket se dinamikat e ndodhura jashtë shtëpisë, kanë pasqyruar në rrjetet sociale pëlqimet apo mos pëlqimet e ndjekësve. Nga ajo çfarë vihet re, është fakti se Luizi, me gjithë mbështetjen e madhe që ka, ka nisur të humb ndjekës, shkak për këtë janë bërë pikërisht sherret e shpeshta që ai bën kryesisht me ish-banorët.

Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës. Prej javësh, Luizi vetëm ka humbur ndjekës në “Instagram”-in e tij. Madje, ka edhe nga ata që shprehen se në fakt Luizi ka blerë ndjekës, ndaj edhe po i largohen kaq shpejt nga faqja e tij.