
Një lajm i rremë qarkulloi në rrjet ditën e djeshme, këtë herë me emrin e Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.n Në rrjetet sociale u shfaq një postim i supozuar në llogarinë e saj në Instagram ku shkruhej se në plazhin e Himarës, cadrat dhe shezlonet do të jenë falas pas orës 19.00 të mbremjes.
Në fakt një postim i tillë nuk ekziston në faqen e Ministres së Turizmit.
Fotoja e përdorur për këtë lajm të rremë, është marrë nga një tjetër postim i Ministres, ku ajo tregon plazhin e Sarandës me cadra dhe shezlone pa pagesë për pushuesit.