Nga Shqipëria / E Diel 16 Korrik 2023, 14:02

Ledio Lako në kërkim të një nuseje: Nuk ha dot bukë, vë tapa tek veshët...

Aktori, shumë i dashur për publikun Ledio Lako ka treguar ditën e sotme se është “në kërkim” të një partnereje. Teksa nëna dhe babi nuk e lënë rehat duke i kërkuar një nuse në shtëpi edhe vetë Ledio është shprehur se tashmë ka ardhur momenti.

“Ngacmojnë the, unë nuk ha bukë moj, vë tapa tek veshët. Kishte blerë lëpjeta dhe bëri byrek dhe po më thoshte “ja të ta kishte bërë nusja, nuk do të të gatuaj unë se s’kam më fuqi. Më dhembin kockat.”- tha aktori në emisionin “Se luan topi”.