
Martesa e tyre nuk është në ditët më të mira. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Agon Amiga, i cili po kalon një krizë në martesën e tij raporton Prive. Egzona nuk e ndjek Agonin në rrjetet sociale, e madje as familjarët e tij.
Dyshja janë fokusuar tek rritja e djalit të tyre, por ende nuk kanë rregulluar raportin mes tyre. Prive raporton se nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por për një krizë.
Kjo nuk është hera e parë që çifti kalon një krizë të tillë. Kujtojmë se ata u martuan në vitin 2013, u ndanë në 2015, e më pas i dhanë një shans njëri-tjetrit.