
Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është martuar në fshehtësi. Burime për Prive bëjnë të ditur se Ardiani i ka dhënë fund beqarisë në Gjermani.
Ardiani është martuar pak ditë më parë në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarëve. Bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani.
Ende nuk ka një foto të saj dhe këngëtari është siguruar ta mbajë sekret duke e ruajtur lidhjen tepër hermetike.