
I ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Hëna apo Diell”, këngëtari Aurel Thëllimi i ka bërë një rreng gruas së tij. Ai i tha se nuk do të shkonte në shtëpi dhe se do dilte me një fanse të çmendur të tij, por akoma më interesante ishte përgjigja e saj.
Aurel Thëllimi: Elda, o shpirt dëgjo… unë sot nuk do të vij në darkë. Është një fansja ime e çmendur këtu dhe ka menduar “o do rrimë sot…”. Jam i detyruar të rri me të, s’kam ça bëj.
Gruaja: Po mua pse më more?
Aurel Thëllimi: Po të mora, se duhet të të thosha dhe ty që mos të bëheshe merak nëse vonohem.
Gruaja: Të lutem, rëndësi ka të jesh i lumtur.
Aureli: Faleminderit shpirti im, të dua shumë
Gruaja: Mirë, mirë vazhdo...