Nga Shqipëria / E Hënë 17 Korrik 2023, 15:03

E kritikoi për peshën, Bebe Rexha i kërkon ndarjen të dashurit

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari mesa duket janë drejt ndarjes. Përmes një postimi këngëtarja shqiptare ka lënë të kuptohet se i dashuri ka komentuar shtimin e saj në peshë, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan, producent dhe regjisor, i ka dërguar një mesazh Bebes ku e sqaron se është treguar i sinqertë me të dhe nuk e sheh këtë si arsye për tu ndarë.

Mesazhi që Keyan i ka dërguar Bebes: Nuk të kam thënë kurrë që nuk je e bukur apo që nuk të kam dashur. Në fakt të kam thënë sa e bukur je dhe sa shumë të doja. Por gjithmonë kam thënë më mirë të jem i sinqertë me ty dhe të thashë që fytyra jote po ndryshonte…kjo ishte biseda që po bënim kur më pyete. Sepse kujdesem për ty, më mirë të të gënjeja? Ti shtove 35 pound (15 kile) dhe natyrisht që do shtoje peshë dhe fytyra do ndryshonte. Të bëja sikur nuk ndodhi dhe që është ok? Unë shtova 3 pound dhe ti më quajte i shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do. Ti po gjen arsye për tu ndarë…por nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Nëse je e palumtur me mua, veten, jetën dhe nuk sheh një të ardhme bashkë atëherë kjo është arsye. Mos përdor diçka të tillë për të armatosur inatin, ankthin apo pasiguritë që ke. Ti e di që gjithmonë të kam parë si të bukur dhe të kam dashur pavarësisht çdo gjëje. Mendoj që është e rëndësishme për ty t’i mendosh gjërat dhe t’i shkruash diku, të flasësh me një terapist dhe të tërhiqesh derisa të gjesh shkakun e problemit. Më thuaj nëse do që të flasim që të jesh më e qartë. Të dua.