
Enca Haxhia duket më e lumtur se kurrë me lidhjen e saj, teksa po shijon pushimet në Dubai me masazherin afrikan, Mickey Neblett. Këngëtarja e bëri publike lidhjen javën e kaluar, gjë që solli dhe shumë komente, të cilat vazhdojnë, që nga ngjyra e lëkurës tek fakti që ai është i huaj dhe jo shqiptar.
“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? ju dhj*fsha mentalitetin”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram story.
Pak ditë më parë ajo reagoi edhe për paragjykimet që i janë bërë për shkak të ngjyrës së lëkurës së të dashurit.
“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër; Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, shkruante Enca.