
Pas 2 vitesh martesë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj agjenti i pasurive të patundshme luksoze, Dalton Gomez po divorcohen.
Burime pranë këngëtares thonë se ata janë ndarë që nga janari por kanë mbetur miq.
“Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet për PageSix.
Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30 vjeçe, në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, kanë shtuar burimet.