
Mbrëmjen e djeshme më e vogla e klanit 'Kardashian-Jenner' theu rrjetin duke pranuar publikisht se gjithë këto muaj ka qenë shtatzënë dhe se vetëm para disa ditësh kishte ardhur në jetë vajza e saj.
Ajo kishte përgatitur një video ku përmblidhte gjithë këto 9 muaj deri në momentin kur ka lindur. Të gjithë padiskutim reaguan mbi këto lajme dhe disa prej ndjekësve madje tashmë kanë filluar të aludojnë dhe për emrin e vajzës. Shumica prej tyre kanë filluar të bëjnë lidhjen mbi varësen që 20-vjeçarja po mbante në qafë në momentin e videos, e janë shprehur se emir i vogëlushes do të jetë Butterfly.
Dhe këtë gjë ata e lidhin me disa fakte. Si fillim kënga ‘Butterfly effect’ që Travis Scoot i ka dedikuar partneres së tij para disa muajsh, tatuazhi që dy të dashuruarit bënë në muajin qershor kur filluan të dilni dhe thashethemet për një shtatzëni të mundshme.
Si dhe më pas reperi i bleu Kylie-t një varëse me flutur, e cila kushtone plot 60 mijë dollarë. Dhe në videon e publikuar nga Kylie për vogëlushen e saj, një nga detatej e fokusuara është edhe flutura.