
Një 31-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, 31-vjeçarja A.O., ishte në sens të kundër ku ka goditur tre automjete të parkuara në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.
Si pasojë ajo ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi: Top Channel