
Aktorja shumë e njohur, Lindsay Lohan është bërë nënë për herë të parë në moshën 37-vjeçare. Lajmin e dha përfaqësuesja e aktores. “Lumturia e familjes është mbi hënë”, tha ajo plot lumturi.
Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj Bader Shammas i kanë vendosur djalit të tyre emrin Luai. I vogli ka lindur në Dubai, ku çifti jeton aktualisht dhe emri arab që ka marrë do të thotë “mburojë ose mbrojtës”.
Bader është një financier i cili punon si ndihmës zëvendëspresident në Credit Suisse, një kompani ndërkombëtare e menaxhimit të pasurisë me bazë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.