Nga Shqipëria / E Martë 18 Korrik 2023, 17:05

Ricky Martin vjen para kohe në Tiranë, jo për koncertin, por për arsyen e veçantë

Ricky Martin ka mbërritur në Tiranë. Këngëtari latin ndodhet aktualisht në kryeqytetin tonë dy ditë para koncertit të tij.

Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se ndryshe nga artistët e tjerë të huaj, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt Tiranës dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.

Ricky Martin do të performojë në sheshin “Skënderbej”, të enjten më 20 korrik.