Nga Shqipëria / E Martë 18 Korrik 2023, 20:08

Cindy Marina feston ditëlindjen, Jozefina Topalli i bën urimin e veçantë nuses së djalit

Cindy Marina feston sot ditëlindjen. Modelja mbush 25 vjeç dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar urimi i vjehrrës së saj, Jozefina Topalli.

“Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”, shkruan Jozefina në Instagram story krah një fotoje të modeles.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë kanë bërë publike lidhjen e tyre. 

Pak kohë më parë Cindy foli për marrëdhënien që ajo ka me Jozefinën.

"Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur", tha modelja dhe moderatorja e sportit.