Nga Shqipëria / E Martë 18 Korrik 2023, 23:11

Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen pushuesit në Vlorë e Dhërmi

Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë ndihmuar disa pushues, të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese. Mjetet e tyre pësuan defekt gjatë lundrimit dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Pushuesit të cilët ndodheshin në bordin e mjeteve lundurese janë dërguar në breg dhe fatmirësisht nuk kanë pasur asnjë problem shendetësor.