
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas 7 vitesh martesë. PageSix lëshoi një deklaratë nga çifti, ku thuhet: “Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”
Një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit ata kishin filluar të distancoheshin nga njëri-tjetri.
Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.
Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma. Nga ana tjetër Sofia Vergara i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.
Një person që i njeh të dy, shtoi për “Daily Mail” se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.