Nga Shqipëria / E Enjte 20 Korrik 2023, 09:09

Van Damme në Kosovë, merr vëmendje me varësen me shqiponjë

Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme ka arritur në Kosovë ditën e djeshme. Aktori tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.

Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.

“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Ky shtet, kur unë jam këtu unë flas shumë për muzikën, kur vij në këtë shtet kurrë nuk shoh flamuj, kurrë nuk dëgjoj rreth fesë, unë flas me njerëzit këtu dhe populli i Kosovës me duket mua se me të vërtetë vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, ka thënë ai.