
Studentët e mjekësisë kanë protestuar para Parlamentit dhe kërkojnë të anulojnë projektligjin për të qëndruar me detyrim për 5 vite në atdhe pas përfundimit të studimeve.
Gjithashtu ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushi e cila në një deklaratë të saj është shprehur se ligji për punën e detyrueshme do të miratohet dhe nuk do pyetet askush për këtë gjë.
Studentët paralajmërojnë gjithashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk pranon të tërhiqet nga ky projektligj.