Nga Shqipëria / E Enjte 20 Korrik 2023, 14:02

Pa mbaruar ende vera, Big Brother VIP Kosova hap dyert përsëri

Dyert e shtëpisë më të famshme të Kosovës do të hapen sërish. Prive raporton se audicionet për "Big Brother VIP Kosova 2" kanë filluar e ftesat e personazheve të radhës janë dërguar.

Banorët do të qëndrojnë të izoluar pa asnjë kontakt me botën jashtë, nën mbikqyrjen e syrit të “Vëllait të Madh”.

Kujtojmë që edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me fitoren e reperit Arkimed Lushaj (Stresit).