
Një tjetër ndarje është shënuar në showbiz. Pas 2 vitesh lidhje, supermodelja Bella Hadid i ka dhënë fund romancës me partnerin Marc Kalman.
Ndarja e modeles vjen pasi ajo përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë pak kohë për të pushuar.
26-vjeçarja po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes Lyme. Sëmundja Lyme është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret borrelia. Njerëzit zakonisht marrin sëmundjen Lyme nga pickimi i rriqrës. Simptoma e sëmundjes është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi i rriqrave. Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake, si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë.