Nga Shqipëria / E Enjte 20 Korrik 2023, 16:04

Ju gjet kanabis në valixhe, Gigi Hadid habit të gjithë me reagimin

Gigi Hadid dhe shoqja e saj, Leah MCcarthy, u arrestuan javën e kaluar në ishujt Kajman dhe më pas u liruan pasi zyrtarët e doganës gjetën marihuanë në valixhet e tyre.

Tani Gigi po shijon pushimet në Ishujt Kajman e madje ka postuar në rrjete sociale. Duke pozuar me rrobabanjo të verdha ajo shkruan: “Gjithçka po shkon mirë”.

Mikesha e saj gjithashtu u tall me incidentin në një postim të sajin, duke ndarë foto buzë plazhit me mbishkrimin: “Fajtore për të gjitha akuzat”.

Përfaqësuesi i Hadid në një deklaratë tha: “Gigi po udhëtonte me marihuanë të blerë legalisht në qytetin e Nju Jorkut me një licencë mjekësore. Gjithashtu ka qenë e ligjshme për përdorim mjekësor në Grand Cayman që nga viti 2017. Ajo u lirua dhe e shijoi pjesën tjetër të kohës në ishull”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)