Nga Shqipëria / E Enjte 20 Korrik 2023, 20:08

I vodhi paratë amerikanit, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.